

Aktorja e njohur, Francia Raisa, që i dha Selena Gomez jetë të re duke i dhuruar një veshkë, ka reaguar pasi ylli i Hollywood-it nuk e ftoi në dasmën e saj.
Gjatë një interviste, 37-vjeçarja u shpreh se pretendimet për mosmarrëveshje mes tyre ishin vetëm “thashetheme”.
Ajo foli për dasmën e Selena Gomez me Benny Blanco, ku thuhet se nuk mori pjesë.
“Jam shumë e lumtur për të. Dhe shikoni… ajo ka një jetë dhe është tashmë miliardere! Jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të”, tha Francia.
Pasi u pyet se çfarë do t’i thoshte kujtdo që po mendonte të dhuronte organe, Raisa theksoi se procesi ka të bëjë me shpëtimin e jetës së dikujt, në vend që të krijojë një lidhje të veçantë me të.

“Është një donacion dhe është diçka e mirë që arrita ta bëj”, tha aktorja e njohur për veshkën që ia dha Selena Gomezit, duke shtuar:
“Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe mund të them se kam shpëtuar një jetë”.
37-vjeçarja sugjeroi gjithashtu se dhurimi i organeve mund të jetë “më i vështirë” për gratë krahasuar me burrat, megjithëse nuk dha hollësi se çfarë mund të shkaktojë këtë ndarje gjinore.
Raisa i dhuroi një veshkë Gomez në vitin 2017, pasi aktorja u diagnostikua me lupus.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





