

LEZHË, 7 TETOR 2025 – Një automjet tip “Volkswagen Golf” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, makina ishte e parkuar në momentin kur ka shpërthyer zjarri.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt automjeteve të tjera të parkuara pranë, duke parandaluar një incident me pasoja më të rënda. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Mjeti është shkrumbuar pothuajse tërësisht, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Aktualisht, nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për një defekt teknik në sistemin elektrik të automjetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





