Transmetuar më 07-10-2025, 07:34

TIRANË – Vlerat e larta Barike që kanë përfshirë territorin shqiptar pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave. Parashikohet që paraditja në vendin tonë të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell. Ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet që në zonat malore Veriore dhe Juglindore të ketë vranësira të shpeshta duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit