

KURBIN, 6 tetor 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mamurras–Milot. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:50, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi Ervis Kalthi, 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin Vladimir Leka, 43 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, Leka ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në Komisariatin e Kurbinit për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se viktima ishte duke kaluar rrugën në momentin e ngjarjes.
Kurbin / Informacion paraprak
Më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras–Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. L., 43 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





