Transmetuar më 06-10-2025, 17:29

Nga Edison Kurani

Në mes të sallës së gjyqit, një person hapi zjarr me pistoletë duke vrarë në vend një gjyqtar dhe duke plagosur babë e bir në proces gjyqësor.

Kjo mund të cilësohet si ngjarja më e rëndë në institucionet e drejtësisë në vend dhe mund të cilësohet si një akt i mirëfilltë terrorist.

Megjithëse masat në dukje të sigurisë nëpër gjykata, autori i vrasjes së sotme nuk e pati të vështirë të futej i armatosur dhe të kryente krimin e rëndë.

Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë shqiptare: Jo thjesht për atë që ndodhi sot, por për klimën e krijuar dhe kultivuar rreth saj.

Si dhe për perceptimin jo pa baza që është krijuar në mbarë shoqërinë tonë, se në Shqipëri, po funksionon më së shumti parimi "drejtësi e vonuar – drejtësi e mohuar".

Për të mos folur pastaj dhe për anatemimin e vazhdueshëm që i bëhet drejtësisë nga mbarë po politika, me në krye qeverinë.

Ndaj sot ka vetëm një apel: Ka ardhur koha për të vënë drejtësi në drejtësinë shqiptare!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit