Transmetuar më 06-10-2025, 10:10

Serbi- Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së dielës në lumin Danub, pranë qytetit Baçka Palanka, në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, një varkë me 11 persona në bord është përmbysur, duke shkaktuar një bilanc tragjik: një viktimë dhe tre persona të zhdukur.

Në mjetin lundrues ndodheshin një shtetas serb, drejtues i varkës, si dhe 10 shtetas kinezë.

Sipas burimeve jozyrtare, një trup i pajetë është nxjerrë tashmë nga ujërat e ftohta të lumit, ndërsa grupet e kërkim-shpëtimit nga të dy shtetet kufitare vijojnë operacionet për të gjetur tre personat që rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkakun e aksidentit, ndërsa po hetohet nëse varka ishte e pajisur me mjetet e nevojshme të sigurisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit