

Ekspoerti i pensioneve Kujtim Hoxha, ka folur në lidhje me indeksimin e pensioneve, të ndodhur në datën 1 tetor.
Ai e ka quajtur masën pre 2.5 për qind të indeksimit si një shifër qesharake dhe një tallje me moshën e tretë.
Hoxha deklaroi se indeksimi ishte një detyrim ligjor i qeverisë për të reflektuar inflacionin, por rritja reale është minimale dhe larg nevojave të pensionistëve.
Sipas tij, kjo është një tjetër shenjë se programi i këtij mandati qeverisës nuk ka asgjë konkrete për të moshuarit, duke lënë të kuptohet se pensionistët po injorohen sistematikisht nga politikat sociale. Në ‘Koha për t’u zgjuar’ ai u shpreh:
“Indeksimi i pensioneve ishte i pritshëm pasi është detyrim ligjor për qeverinë që të bëjë indeksimin në lidhje me inflacionit.
Rritja është simbolike, me një llogaritje që shkon 10-15 lekë në ditë.
Krahasuar me mallrat në treg i bie që një qytetari në zonat urbane i është shtuar 300 gram djathë më shumë në muaj, pra 10 gramë djathë në ditë.
Kjo është një shifër qesharake, tallje e radhës që qeveria bën për pensionistët.
Megjithatë ajo e ka dhënë shenjën që edhe në programin ne këtij mandati nuk ka ndonjë gjë për pensionistët”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





