Transmetuar më 06-10-2025, 08:51

“Koordinata” në veprim – 4291 bimë kanabisi asgjësohen në Shkodër, 5 kryetarë fshatrash nën hetim

Shkodër – Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër fazë të operacionit të gjerë antikanabis të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të qarkut.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në 6 njësi administrative, shërbimet policore kanë zbuluar dhe asgjësuar 4291 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa.

Në kuadër të hetimeve, 5 kryetarë fshatrash janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë raportuar kultivimet në zonat që mbulojnë.

Konkretisht:

Në njësitë Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, janë asgjësuar 4107 bimë kanabisi dhe janë proceduar kryetarët e fshatrave Nënmavriq, Pecaj, Gimaj, Abat dhe Lekaj.

Në njësinë Shkrel, janë gjetur dhe asgjësuar 60 bimë të tjera.

Në njësinë Temal, janë asgjësuar 124 bimë kanabisi.

Policia e Shkodrës thotë se operacioni “Koordinata” do të vijojë pa ndërprerje në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Sakaq hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe përgjegjësive ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit