Transmetuar më 05-10-2025, 22:21

Kallamata- CNN.gr raporton se ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme në zonën e një kampingu. Viktimat janë pronari 70-vjeçar i kampingut dhe kujdestari, një shtetas shqiptar rreth 55 vjeç.

Sipas informacioneve, një person i panjohur hyri në recepsion dhe qëlloi fillimisht 70-vjeçarin, duke e lënë të plagosur për vdekje. Ngjarja ndodhi në prani të 55-vjeçarit shqiptar, i cili tentoi të largohej me shpejtësi, por autori dyshohet ta ketë qëlluar nga pas.

Autori u largua menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se ka përdorur një armë gjahu. Policia greke është në vendngjarje dhe po mbledh prova, ndërsa pista kryesore është ajo e një njohjeje të mëparshme mes autorit dhe viktimave. Sipas burimeve, mes tyre mund të ketë pasur një konflikt të hershëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit