Transmetuar më 05-10-2025, 13:29

Rreth orës 12:30, në zonën e Liqenit të Thatë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" i bënë shenjë ndalimi një automjeti të drejtuar nga një 31-vjeçar, shtetasi I. K., mbi bazën e dyshimeve se mbante armë zjarri me vete.

Sipas burimeve zyrtare, pas sinjalit për ndalim dhe njoftimit se do kryhej kontroll ndaj automjetit dhe drejtuesit, ky i fundit ka tentuar të largohet me shpejtësi, duke përplasur disa automjete të tjera dhe një motomjet në lëvizje. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia arriti të ndalojë automjetin pas një ndjekjeje intensive dhe gjatë kontrollit i është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë.

Hetimet vijojnë dhe informacion më i detajuar pritet të jepet pas përfundimit të veprimeve proceduriale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit