Transmetuar më 05-10-2025, 13:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sauk ku një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se një efektiv dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se forcat “Shqiponja” ka qenë në ndjekje të një makine të dyshimtë që nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar, dhe gjatë tentativës për t’u larguar ajo ka aksidentuar edhe disa mjete të tjera.

Makina është ndaluar pas disa minutash nga forcat blu të kryeqytetit dhe brenda saj është gjetur një armë zjarri, për këtë arsye dhe drejtuesi i saj është shoqëruar në komisariat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit