

Tiranë, 4 Tetor 2025 — Deni dhe Kejni Selimllari, 21 dhe 18 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e kaluar pas një incidenti në një lokal nate në zonën e Bllokut në kryeqytet. Sipas burimeve, dy të rinjtë ndodheshin në gjendje të dehur dhe shkaktuan zhurmë dhe shqetësim për klientët dhe stafin e lokalit.
Kamarierët e lokalit i nxorën jashtë për të qetësuar situatën, por djemtë vazhduan me zhurmë, britma dhe ofendime në rrugë. Një efektiv policie u përpoq t’i qetësonte, por u përball me sjellje të dhunshme nga ana e tyre.
Gjatë shoqërimit në Komisariatin Nr.2 në Tiranë, vëllezërit thyen kamerat e sigurisë dhe derën e dhomës së ndalimit, si dhe kërcënuan efektivët që ndodheshin në ambientet e komisariatit.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






