Transmetuar më 04-10-2025, 17:02

Berisha: Do të konsiderojmë kandidatë të pavarur që duan mbështetjen e PD për të fituar. Ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë, ne i mirëpresim me shumë sinqeritet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për gazetarët jashtë selisë, pas mbledhjes së kryesisë, është shprehur se, do të mbështeten kandidatë të pavarur që do të shpallin kandidaturat e tyre për të konkurruar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në datën 9 nëntor.

Berisha u shpreh se, këto kandidatura do të jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit.

‘Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera’, theksoi Berisha.

Sipas kryedemokratit Sali Berisha, ky është një vendim ‘jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër’. Duke folur për gazetarët, Berisha bëri dhe një krahasim me kandidaturën e shpallur nga Edi Rama. ‘Kë paraqiti ai? A e kuptoni ju se, çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës. Ogertës desh i ra të fiktë kur e mori vesh, sepse e di barrën e krimit që ka mbi supe. A nuk janë këto nata ma ditën, a nuk është kjo errësira me dritën, dallimi’, deklaroi kreut i PD.

Gjatë prononcimit për mediat, lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha u shpreh se, kandidati i pavarur do të regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike.

‘Ai regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike. Do të regjistrohet, si një koalicion mbështetës i kandidatit. Do të zgjedhim se cili gjykohet më i zgjedhshëm. Identikiti do të jetë një njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se, kushdo tjetër qytetarët e Tiranës për shkak të aftësive të tij, përfomancës së tij etj’, nënvizoi Berisha në fjalën e tij.

Në fund, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë personaliteteve të vendit dhe të Tiranës që të bëhen pjesë e kësaj dhe se opozita do ti mbështesë dhe mirëpresë në mënyrë absolute.

‘Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet’, përfundoi kryetari i PD-së deklaratën e tij për gazetarët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit