Transmetuar më 04-10-2025, 09:57

TIRANË- Një automjet i djegur është gjetur pranë një impianti të përpunimit të inerteve në zonën e Tapizës në Fushë-Krujë. Nga konstatimi brenda mjetit u gjendën edhe dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”.

Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit