Transmetuar më 04-10-2025, 08:15

Mynih- – Aeroporti i Mynihut u mbyll përsëri të premten në mbrëmje pasi u panë dronë në zonë. Një zëdhënës i policisë së aeroportit konfirmoi se të dy pistat ishin mbyllur, por arsyeja nuk ishte ende e qartë. Siç raportohet aeroporti do të jetë i mbyllur deri në orën 06:00 të së shtunës. Kjo çshtë hera e dytë që aeroporti i Mynihut mbyllet brenda 24 orëve.

Problemet e para thuhet se filluan pak pas orës 22:00 të së premtes, më 3 tetor. Harta në kohë reale në platformën Flightradar24 tregon se që nga ora 22:50, më shumë se 30 fluturime hyrëse ishin devijuar dhe lidhjet ishin anuluar, përveç disa nisjeve të planifikuara që mbeten të pezulluara.

"Mbrëmjen e 3 tetorit, kontrolli gjerman i trafikut ajror (DFS) kufizoi operacionet e fluturimeve në aeroportin e Mynihut si një masë paraprake për shkak të pranisë së pakonfirmuara të dronëve dhe i pezulloi ato deri në një njoftim të ri. Është e rëndësishme të theksohet se zbulimi dhe mbrojtja ndaj dronëve janë detyra sovrane dhe hyjnë në përgjegjësinë e policisë federale dhe shtetërore", shpjegon kompania që menaxhon aeroportin në një deklaratë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit