Transmetuar më 03-10-2025, 19:33

LEZHË, 3 tetor 2025 – Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme pranë lumit Mat, në Pllanë të Lezhës. Policia bëri të ditur se viktima është identifikuar si Gjergj Tusha, banues në këtë zonë.

Më herët, rreth orës 14:40, vajza e tij kishte njoftuar Sallën Operative për humbjen e kontakteve me të. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, trupi i pajetë u gjet me shenja dhune, përfshirë një plagë të dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, vijojnë kontrollin në zonë.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit