Transmetuar më 03-10-2025, 18:45

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detyrat ditën e sotme për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Tiranë. Rama ka rikthyer në Tiranë Blendi Klosi, ku do të jetë në njësinë numër 2 dhe Eduard Shalsi, që do të jetë në njësinë numër 4. Rama ka caktuar Toni Gogun në zonën e Ndroqit, ndërsa Fatmir Xhafaj në Njësinë 10.

Ulsi Manja është rikthyer në Tiranë për këto zgjedhje. Zonën e Dajtit do ta drejtojë ish-deputeti Xhemal Qefalia. Ndërsa Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.

Fushata e Tiranës/ Drejtuesit e njësive

Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Nj.1

Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2

Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3

Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4

Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5

Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6

Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7

Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8

Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9

Fatmir Xhafa, Ermal Elezi – Nj.10

Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11

Xhemal, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.

Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë)

Begaj dekretoi para dy ditësh datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit