Transmetuar më 03-10-2025, 16:26

VLORË – Një aksident rrugor ka ndodhur në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Transballkanik. Automjetet të tipit Fiat dhe Dacia, drejtoheshin nga dy gra. Raportohet se nga ky aksident nuk ka njerëz të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

Në njërën nga automjetet e aksidentuara po udhëtonion dy gra turiste, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo ngjarje, ka shkaktuar trafik të rënduar në një prej akseve rrugore më të rëndësishme të Vlorës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka ndihmuar në zhbllokimin e trafikut

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit