

TROPOJË – Dy të moshuar dhe djali i tyre kanë mbetur të bllokuar në zonën e Bjeshkës së Javorrit, si pasojë e dendësisë së madhe të dëborës.
Ata kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet përkatëse rreth orës 13:30 të ditës së sotme.
Ndërsa moshuarit kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkën e Javorrit, djali i tyre u nis t’i ndihmonte, por mbeti edhe vetë i bllokuar në automjetin me të cilin po udhëtonte.
Të tre anëtarët e familjes u kanë kërkuar ndihmë autoriteteve lokale, ndërkohë që ende nuk ka një informacion nëse ata janë ndihmuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






