

Noa.al ka siguruar pamjet filmike me momentet kur i dyshuari "mbaron punë" me burrin që i mori jetën në Tiranë.
Në videon që ju sjellim më poshtë shihet 38 vjeçari Arlind Demushi autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Hajdar Ismailgeci.
Arlind, pasi "ka mbaruar punë" me Hajdarin duke ia marrë jetën me thikë, largohet qetësisht. Ai e qëlloi, e la të dergjet në rrugë dhe ia mbathi qetësisht pa rendur, por duke u kujdesur, siç shihni pamjet, të pastrohet disi pasi ka njolla gjaku në rroba e trup.
Çfarë thotë policia
Tiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru
Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.
Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.
Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh.
Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






