Transmetuar më 03-10-2025, 09:58

KUKËS- Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Rrugën e Kombit. Sikurse bëhet me dije një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe të paqarta. Si pasojë e aksidentit, është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Ky i fundit fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit