

Aeroporti i Mynihut në Gjermani u detyrua të mbyllet për 7 orë për shkak të pranisë së disa dronëve. Në total u pezulluan 17 fluturime pak pas orës 22:00, duke prekur rreth 3.000 pasagjerë. Përveç kësaj, 15 fluturime u devijuan drejt Shtutgartit, Nurembergut e Frankfurtit, dhe në Vjenë, në Austrinë fqinje.
Prania e dronëve të parë u raportuan nga dëshmitarë rreth orës 21:30. Rreth një orë më vonë, dronët u panë sërish mbi zonën e aeroportit, incident që u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë Federale, Stefan Bayer. Por, për shkak të errësirës, nuk mund të jepej informacion mbi llojin apo përmasat e mjeteve ajrore.
Aeroporti u rihap në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale, kur mbërritjet dhe nisjet e fluturimeve u konsideruan të sigurta, tha për CNN një punonjës i telefonatave që po përgjigjej pyetjeve të pasagjerëve. Mynihu bëhet aeroporti i fundit evropian që mbyllet pas pranisë së dronëve aty pranë. 20 dronë rusë kaluan në Poloni dhe avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë kohët e fundit.
Aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos u detyruan të mbyllen gjithashtu për shkak të pranisë së disa dronëve. Rusia ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa autoritetet daneze thonë se nuk kishte prova se Moska ishte e përfshirë.
Për shkak të këtyre incidenteve, që evropianët besojnë se është një luftë hibride ndaj tyre e nisur nga Rusia, kanë ndërmarrë iniciativën e "murit" kundër dronëve, dhe nuk do të jetë një mur fizik, por një rrjet i sistemeve të zbulimit dhe përgjimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






