Transmetuar më 02-10-2025, 18:44

Tiranë | 🗓️ 2 Tetor 2025

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër shtetas në kuadër të operacionit “Këmbimi”, pas dy ngjarjeve të ndara të shantazhit dhe heqjes së paligjshme të lirisë.

Në rastin e parë, shtetasi J. B., 18 vjeç, u kap në flagrancë teksa i merrte 5000 euro një 21-vjeçari, për të mos publikuar një video në rrjete sociale. Bashkëpunëtori i tij, A. Gj., 20 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia sekuestroi shumën e parave dhe tre celularë si prova materiale.

Ndërkohë, në një ngjarje tjetër, shtetasit S. H., 30 vjeç dhe L. H., 21 vjeç, i kanë hequr lirinë një të mituri, duke e mbajtur me forcë në automjetin e tyre, nën pretendimin se kishte vjedhur para në subjektin e tyre. Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit