Transmetuar më 02-10-2025, 11:22

Kamëz, 2 tetor 2025– Një konflikt i ndodhur paraditen e sotme pranë shkollës së mesme "Ibrahim Rrugova" në Kamëz ka përfunduar me një person të plagosur. Sipas burimeve paraprake, ngjarja nisi pas një debati verbal mes disa gjimnazistëve, i cili degjeneroi në përleshje fizike.

Gjatë incidentit, dyshohet se janë përdorur mjete prerëse dhe për pasojë, një nga të përfshirët ka mbetur i plagosur. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi identitetin e të dëmtuarit apo gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitetin lokal dhe mes prindërve të nxënësve, ndërsa autoritetet kanë garantuar se do merren masa për rritjen e sigurisë në ambientet shkollore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit