Transmetuar më 01-10-2025, 19:23

TIRANË, 1 TETOR 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një e mitur rreth 16 vjeçe është gjetur e pajetë pranë një pallati në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vajza është vetëhedhur nga lartësia e ndërtesës, duke humbur jetën në vend. Policia bën të ditur se identiteti i saj nuk është zbardhur ende, pasi as banorët e zonës nuk e kanë njohur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota, ndërsa një nga pistat kryesore është ajo e vetëvrasjes.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit