

Një vajzë vetëm 16 vjeçe ka ndërruar jetë pak minuta më parë pasi u hodh nga një pallat ende në ndërtim.
Policia e Tiranës e cila konfirmoi lajmin për noa.al tha se sot, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






