Transmetuar më 01-10-2025, 17:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Artës në Greqi, ku një grua shtatzënë 28-vjeçare ka ndërruar jetë.

Sipas raportimeve të mediave greke, gruaja ka ndërrua jetë për shkak të alergjisë ndaj një antibiotiku. Ajo ishte nënë e një fëmije dhe ishte paraqitur në spital me dhimbje barku, teksa ndodhej në muajin e parë të shtatzënisë. Pas ekzaminimeve mjekësore, u vendos që ajo të shtrohej për trajtim të mëtejshëm dhe më pas, për shkak të gjendjes së rënduar, pacientja u transferua menjëherë në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Ngjarja ka tronditur familjen, ndërsa administrata e spitalit ka urdhëruar nisjen e një hetimi të brendshëm administrativ për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë që mund të kenë çuar në humbjen e 28-vjeçares.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit