

Paolo Fox është astrologu më i famshëm, më popullor dhe më i dashur në Itali. Horoskopi i tij me parashikimet astrologjike për të gjitha shenjat e zodiakut është çdo ditë i prituri me padurim nga miliona italianë.
Cilat janë shenjat më me fat në dashuri, shëndet dhe punë: Paolo Fox jep përgjigje përmes yjeve, çdo ditë në transmetim radiofonik në LatteMiele.
Vitet e fundit, Paolo Fox, emri i vërtetë i të cilit është Paolo Volpi, ka qenë rregullisht i pranishëm në emisionin televiziv të Rai “I fatti Vostri”, ku çdo ditë sillte renditjen e shenjave më me fat dhe atyre më pak të favorshme. Por ai është edhe autor librash të suksesshëm mbi zodiakun dhe ka një aplikacion shumë të ndjekur ku shpërndan parashikimet e tij ditore.
Biografia dhe fillimet
Paolo Fox, aktualisht 65 vjeç, ka lindur në Romë, më 5 shkurt 1961. Është astrolog, personazh televiziv dhe publicist italian. Babai i tij ishte nga Puglia dhe e ëma nga Abruzzo. Që në adoleshencë, falë gjyshes, ai u pasionua pas astrologjisë dhe ezoterizmit. Në vitin 1987 u vu re nga aktori Paolo Villaggio, i cili e ftoi në cilësinë e astrologut në një program televiziv në Odeon TV.
Karriera në televizion dhe radio
Që nga viti 1997, Paolo Fox filloi të bashkëpunojë me disa radio duke përgatitur rubrika astrologjike, ndërsa në të njëjtin vit nisi edhe paraqitjet e para në televizion në transmetimet e Rai 1 “Per tutta la vita”, “In bocca al lupo!” dhe “Domenica In”.
Në vitin 2002 u bë anëtar i stafit të “I fatti vostri”, duke sjellë horoskopin e tij, dhe nga viti 2003 deri në vitin 2019 publikoi renditjen javore të shenjave edhe në emisionin e Rai 2 “Mezzogiorno in famiglia”.
Jeta private dhe dashuria
Para pak kohësh, Fox ishte i ftuar në “Domenica In” me horoskopin e tij. Mara Venier e pyeti nëse ishte i lidhur apo i dashuruar. Përgjigjja e tij ishte enigmatike, siç i përshtatet shenjës së tij, dhe ai deklaroi me gjysmë zëri:
«Unë çfarë shenje jam? Ujor. Dhe ti e njeh mirë ujorin, apo jo? Ujor i trishtuar dhe i vetmuar? A jam edhe unë kështu? Jo, unë jo. A jam i lidhur? Po dhe jo… Një ditë të ftoj dhe premtoj që do të tregoj gjithçka. Tani le të kthehemi tek horoskopi».
Pra, është e mundur që dikush të jetë në jetën e astrologut, por për momentin ai preferon të mos e bëjë publike. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një risi, pasi vetëm një vit më parë, po te “Domenica In”, kishte rrëfyer se ishte beqar.
Paolo Fox dhe rrjetet sociale
Gjithmonë te “Domenica In”, Paolo Fox foli për marrëdhënien e tij me rrjetet sociale dhe pse ai preferon të qëndrojë larg tyre. Ai e shpjegoi hapur:
«Unë nuk jam në rrjetet sociale për një arsye specifike. Astrologjia është e dykuptimtë: shumë e duan, por shumë të tjerë e urrejnë. Nga natyra nuk dua të krijoj kaos apo polemika, dhe rrjetet sociale, pak a shumë, të çojnë pikërisht aty. Unë mbroj veten dhe ata që kam afër».
Dhimbja e madhe e fëmijërisë
Paolo Fox gjithashtu është hapur për një humbje të madhe që përjetoi kur ishte i vogël. Ja si u shpreh:
«Pothuajse të gjithë janë rritur me dy prindër, por për mua nuk ishte kështu. Unë jam rritur me një mace. Prindërit e mi u larguan nga jeta kur isha i vogël dhe, duke qenë edhe fëmijë i vetëm, pa motra apo vëllezër, u detyrova të bëj një zgjedhje. Ose të kërkoja një familje, ose të bëhesha vetë familje për veten time. Unë zgjodha opsionin e dytë».
Fox ka treguar se mbi piedestalin e jetës së tij qëndronte macja e tij e dashur, Harry, që tashmë nuk jeton më: «Ju të gjithë jeni rritur nga prindërit, unë nga macja ime», rrëfehet astrologu.
Horoskopin ditor, javor e mujor të Paolo Fox e gjeni këtu.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






