Transmetuar më 01-10-2025, 13:56

ANGLI- Një zjarr ka rënë në parkingun e aeroportit të Londrës, pasi një automjet shpërtheu në flakë. Katër zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë për të shuar zjarrin, i cili ende nuk dihet pse ka ndodhur.

Merto Uk raportoi se incidenti besohet se ka filluar pasi një makinë u përfshi nga flakët, të cilat më pas u përhapën në të gjithë ndërtesën shumëkatëshe. Nga kjo ngjarje një makinë u shkatërrua plotësisht nga flakët, ndërsa dy të tjera pësuan dëme të vogla. Autotitetet nuk kanë raportuar për dëme në njerëz.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit