

Një valë habie dhe humori ka përfshirë rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie zyrtare të Diellës, ministres virtuale të krijuar nga Kryeministria.
Në imazhin futurist, Diella paraqitet elegante e veshur ne rozë (për muajin e luftës ndaj kancerit të gjirit), por me një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të mprehtë të qytetarëve; Ajo ka 6 gishta në dorën e djathtë.
Në rrjetet sociale, qytetarët nuk kanë kursyer ironinë: “Diella ka 6 gishta?! Në fund të mandatit do ketë 60 tendera më shumë se çdo ministër tjetër!”, shkruan një komentues.
Diella ka 6 gishta?! Ndërkohë, ekspertët e inteligjencës artificiale kanë një shpjegim më teknik për fenomenin: “Është thjesht një gabim i zakonshëm i modeleve gjenerative të imazheve. Ndonjëherë, në përpjekje për të qenë më ‘njerëzore se njerëzit’, IA e tepron me detajet. Thjesht s’e ka ndalur njeri në kohë.”
Nga ana tjetër, burime jozyrtare bëjnë me dije se në versionin e ardhshëm Diella do të ketë dy trupa, për të qenë njëkohësisht në dy ministri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






