Transmetuar më 01-10-2025, 08:10

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë që goditi Filipinet qendrore të martën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe panik të madh në mesin e popullsisë lokale.

Sipas autoriteteve vendase, numri i të vdekurve ka arritur në 60 persona, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në disa zona të prekura rëndë.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Bogon, një zonë me rreth 90,000 banorë në pjesën veriore të ishullit Cebu. Lëkundjet e forta sollën shembjen e ndërtesave dhe ndërprerjen e përkohshme të shërbimeve jetike në qytet.

“Po marrim raportime shtesë për viktima, kështu që situata është shumë e paqëndrueshme”, deklaroi një zyrtar i lartë i shërbimeve të emergjencës, duke paralajmëruar se bilanci përfundimtar mund të jetë edhe më i lartë.

Autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe po koordinojnë ndihmat për banorët e prekur. Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren, duke kontrolluar zonat më të rrezikuara për të shpëtuar çdo person të bllokuar nën rrënoja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit