

Një moment i vetëm dhe një përqafim në kamer gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, mjaftoi për të përmbysur jetët e disa personave dhe për të ndezur një stuhi të vërtetë në internet.
Në skenën e regjistruar, Andy Byron, 51 vjeç, atëherë CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, u pa në një përqafim të afërt me Kristin Cabot, 53 vjeç, ish-drejtoreshë e burimeve njerëzore dhe njëkohësisht e martuar. Kur kamera i fokusoi, dyshja u përkul për të fshehur fytyrat, por situata vetëm sa u përkeqësua kur këngëtari Chris Martin tha me shaka nga skena:“Ata ose kanë një aferë… ose janë shumë të turpshëm.”
Pak pas koncertit, të dy dhanë dorëheqje nga kompanitë ku punonin, ndërsa gruaja e Byron, Megan, 50 vjeç, ndryshoi mbiemrin në rrjetet sociale dhe u largua nga shtëpia e përbashkët në Massachusetts.
Por në vend që kjo të shënonte fundin e martesës, Daily Mail raportoi ekskluzivisht se çifti Byron është bashkuar sërish, duke u parë së fundmi së bashku në një piknik në plazhin e Kennebunk, Maine, të qetë, të buzëqeshur dhe ende me unazat e martesës në gishta, ndërsa asnjëri nuk ka paraqitur kërkesë për divorc në shtetet ku jetojnë.
Ndërkohë, në anën tjetër të skandalit, Kristin Cabot ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, CEO i markës së rumit Privateer.
“Nuk kishte asnjë aferë. Kristin dhe Andy kishin një marrëdhënie pune dhe miqësi të mirë. Përqafimi ishte i papërshtatshëm, por kjo ishte e gjitha. Ajo e pranon përgjegjësinë për këtë”-, deklaroi ish-bashkëshorti i Kristin.
Gjithashtu thuhet se Andrew Cabot ishte në koncert me një tjetër grua, e cila tashmë është partnerja e tij.
“Ata ishin të ndarë miqësisht që përpara koncertit”, shtoi ai. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësja e biznesmenit, e cila deklaroi: “Vendimi për t’u ndarë ishte marrë përpara koncertit. Nuk do të bëhen komente të mëtejshme.”
Shtëpia e ciftit në Massachusetts tani është bosh dhe fqinjët shprehen se i shohin rrallë.
“I kemi parë të dy, por veçmas. I përshëndesim si fqinj, por nuk kemi kontakte të afërt”-, deklarojnë ata.
Skandali mbetet ende një kujtim i freskët në rrjet, por për çiftin Byron, duket se ka shpresë për një fillim të ri, larg kamerave dhe vëmendjes publike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






