

Të nderuar lexues më poshtë gjeni parashikimet në shqip për çdo shenjë të zodiakut sipas Paolo Fox.
Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Energjia që sjell Marsi është e fortë, por duhet ta menaxhosh me qetësi. Rrezikon të reagosh me impuls dhe të hapësh debate të panevojshme në dashuri. Kujdes me fjalët dhe shmang konfliktet. Në punë, është dita e duhur për të bërë një pauzë dhe për të reflektuar mbi vendimet që ke ndërmend të marrësh. Paolo Fox këshillon të ndjekësh instinktin, por pa teprime.
—
Demi (21 Prill – 20 Maj)
Je në një periudhë ndryshimesh të rëndësishme. Venusi të mbron në dashuri, duke sjellë harmoni në çift dhe mundësi të reja për beqarët. Në punë, shihen hapa përpara dhe projekte që fillojnë të marrin formë. Gjithsesi, mos lejo që euforia të të largojë nga realiteti: mbaj këmbët në tokë dhe do shohësh përparim gradual.
—
Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)
Mund të ndihesh i shpërqendruar për shkak të ndikimit të Hënës. Kjo mund të sjellë pasiguri, sidomos në marrëdhënie. Paolo Fox të këshillon të mos marrësh vendime të shpejta në dashuri. Në anën tjetër, puna premton lajme të mira: nëse ke pritur një përgjigje, mund të vijë tani. Mos e mbingarko veten dhe kushto kohë pushimit.
—
Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Një ditë e mbushur me surpriza pozitive. Merkuri të ndihmon të sqarosh çështje të mbetura pezull, si në dashuri, ashtu edhe në punë. Është momenti i duhur për të mbyllur keqkuptime dhe për të propozuar ide të reja. Paolo Fox të këshillon të dëgjosh zemrën, sidomos në marrëdhënie. Në punë, do të marrësh më në fund vlerësimin që meriton.
—
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Do të ndihesh nën presion. Dielli të shtyn të spikatesh, por disa pengesa mund të shfaqen. Në dashuri, ruaj qetësinë edhe nëse ka çështje të pazgjidhura. Paolo Fox të sugjeron të tregosh durim dhe të mos kërkosh zgjidhje të menjëhershme. Në punë, përqendrohu më shumë për të kapërcyer vështirësitë e vogla.
—
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Një ditë mjaft pozitive. Venusi dhe Merkuri në pozicion të favorshëm sjellin qartësi dhe harmoni. Është koha e duhur për vendime të rëndësishme, sidomos në punë. Paolo Fox të nxit të jesh më i guximshëm. Në dashuri, yjet favorizojnë takime të reja, ndërsa çiftet mund të forcojnë lidhjen.
—
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Dita do të jetë e mbushur me emocione dhe pak pasiguri për shkak të Hënës. Mos u dekurajo nga vështirësitë e vogla. Në dashuri, shanset janë të mira për ata që dinë të qëndrojnë të qetë. Në punë, mund të shfaqen sfida të reja, të cilat duhet t’i shohësh si mundësi për rritje. Paolo Fox të këshillon të besosh më shumë tek aftësitë e tua.
—
Akrepi (23 Tetor – 22 Nëntor)
Një ditë me energji të forta. Marte dhe Saturni të japin forcë dhe vendosmëri për të kapërcyer çdo pengesë. Në dashuri, është momenti i duhur për të sqaruar çështje të vjetra, ndërsa për beqarët mund të vijë një zhvillim interesant. Në punë, do marrësh vendime të rëndësishme: beso instinktit dhe mos ki frikë të ndryshosh drejtim nëse është e nevojshme.
—
Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Plot energji dhe optimizëm, falë Jupiterit. Në dashuri, çiftet do të përjetojnë momente të bukura dhe të mbushura me afeksion. Për beqarët, është periudhë e favorshme për plane të reja. Në punë, përmirësimet janë të dukshme dhe mund të vijë një ofertë që nuk duhet humbur. Paolo Fox sugjeron të shfrytëzosh çdo mundësi që paraqitet.
—
Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Mund të përballesh me disa sfida. Saturni të nxit të mendosh për vendimet e kaluara dhe të bësh bilanc. Mos u gjykoni ashpër: prano gabimet dhe ec përpara. Në dashuri, mund të ketë diskutime, por ato janë të kalueshme. Në punë, gjërat lëvizin, por mos humb fokusin tek objektivat afatgjata.
—
Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Një ditë e gjallë dhe plot ide të reja. Urani të shtyn të eksplorosh mundësi të ndryshme, si në punë, ashtu edhe në dashuri. Intuita do të të çojë drejt zbulimeve interesante. Në marrëdhënie ka dëshirë për ndryshime, ndërsa në punë mund të shfaqet një ofertë e papritur. Paolo Fox të sugjeron të jesh gati për të përfituar nga rastet që dalin.
—
Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Dita të shtyn drejt reflektimit. Hëna të bën më emocional dhe ëndërrimtar, por është e rëndësishme të qëndrosh me këmbë në tokë. Në dashuri, është momenti i duhur për të sqaruar pasiguritë. Në punë, është koha për të konkretizuar planet që ke në mendje. Balanco ndjenjat me logjikën për të arritur rezultatet më të mira. /noa.al
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






