

Zyra Islamaj e cila ka mbajtur përkohësisht detyrën si kryetare e bashkisë Tropojë, është marrë e pandehur nga SPAK.
Prokuroria ka vënë nën akuzë edhe ndërtuesin Rrok Gega. Bëhet fjalë për ndërtimin e një urë në fshatin Luzhë për të cilën kishte interesa personale Islamaj.
Ndërkohë për ndërtimin e kësaj urë tenderi u fitua nga ndërtuesi Rrok Gega.
Vepra penale që i është komunikuar është “korrupsion aktiv” dhe “korrupsion pasiv”, kryer në bashkëpunim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






