Transmetuar më 30-09-2025, 08:17

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Lushnjës në orët e para të ditës, në lagjen “Gafurr Muço”.

Tritoli është vendosur në katin e parë të një pallati parafabrikat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në hyrjen e ndërtesës dhe banesat përreth. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Sipas burimeve lokale, objektivi i atentatit dyshohet të ketë qenë banesa e Shaqe Gjatës, nënës së këngëtares së Klea Gjata. Kjo e fundit është përmendur në të kaluarën për lidhjen e saj me Laert Haxhiun, i akuzuar për vrasje dhe krime të rënda.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke marrë në pyetje banorë dhe duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Hetuesit po verifikojnë nëse ngjarja lidhet me konflikte kriminale të së shkuarës.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e pallatit dhe lagjes, të cilët u zgjuan nga shpërthimi i fuqishëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit