Transmetuar më 30-09-2025, 07:31

Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mëgjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit