

TIRANË- Monika Kryemadhi është pyetur nëse ia ndjen mungesën Ilir Metës. E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Kryemadhi e quajti Metën heroin dhe babain e fëmijëve të saj.
Pyetje: A e ndjeni mungesën e Ilir Metës?
Kryemadhi: Po patjetër. Ai është babai i fëmijëve të mi dhe është heroi im. Unë pa Ilir Metën s’do isha kjo që jam.
Ndërsa u shpreh se është akuzuar padrejtësisht si bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe madje për heqjen e mitrës.
‘Këta më quajtën mua bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe për heqjen e mitrës,’ tha Monika Kryemadhi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






