Transmetuar më 29-09-2025, 22:59

VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë në rrugën Transballkanike. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç shihet edhe në pamje, nga përplasja e fortë makinat janë shkatërruar në pjesën e parme. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetimet e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit