

Makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci, është shpërthyer me eksploziv mbrëmjen e sotme.
Automjeti i tipit Range Rover ishte i parkuar në parkimin e një restoranti.
Sipas informacioneve paraprake, një sasi eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës.
Ende nuk dihen më shumë detaje, ndërsa mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






