

KORÇË, 29 shtator 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një çift bashkëshortësh janë përfshirë në një konflikt.
Sipas të dhënave paraprake, gruaja e identifikuar me inicialet D.B. dyshohet se ka goditur me një send të fortë bashkëshortin e saj N.B., duke i shkaktuar plagë në kokë.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet policore kanë shoqëruar gruan në komisariat dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






