Transmetuar më 29-09-2025, 18:59

Seanca e sotme plenare pati batuta të forta dhe pikante, mes Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deputetit të PD, Klevis Balliu, djali i botuesit të gazetës "55", Fahri Balliu.

NĂ« njĂ« moment qĂ« fliste Klevisi, Belinda ia pret: “Pusho ti o bukurosh!”, pasi demokrati e ndĂ«rpreu gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« saj.

Kjo ishte pikĂ«nisja e batutave mes tyre. Teksa Belinda i tha bukurosh, ai ia preu se "ka lindur i bukur", ndĂ«rsa shtoi se sipas tij, zv.kryeministren e kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« bukur paratĂ« e shqiptarĂ«ve, duke i pĂ«rmendur vjedhje me “Tigrat” e VlorĂ«s apo abuzimet me ndĂ«rtimin e rrugĂ«ve.

Në përgjigjen e saj, Balluku vazhdoi talljen me deputetin, duke thënë se e keqja është se ai e besoi se është i bukur, ndërsa për veten e saj tha se janë të bukur si fis dhe nuk iu janë dashur lekë për ndërhyrje.

Klevis Balliu: Zonja Balluku e para faleminderit për fjalën bukurosh. Unë bukurosh kam lindur, kurse ty bukurosh të bënë paratë e shqiptarëve. Ti do bëje mirë këtu që të na flisje për tigrin1 dhe tigrin3, do të bëje mirë që të na flisje që në vendin më të varfër të Europës, ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës, 25 milionë euro. E ke bërë vetëm ti. Vjen në vendin më të varfër të Europës me 40 mijë lekë ndihmën ekonomike dhe me 25 milion euro kilometrin dhe rrugët të shkatërrohen më një shi. Duhet të flasësh për këto, për bukuroshët gjej kohëve tënde, jo këtu në Parlament.

Belinda Balluku: Problemi është që ky filloi ta besojë dhe vetë që është bukurosh, kjo është me keqja. Dhe pa qenë pa qenë bukurosh e çfarë nuk thoshte kurse me këtë epitetin do të çmendet fare. Unë çuditesha se përse ti mërziteshe kur të përmendej emri i babait, por mund të pyesësh edhe Fariun edhe Jetën, kurse ne andej nga fisi jemi të bukur përgjithësisht dhe nuk na është dashur asnjë lekë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit