

Një djalë rezulton i zhdukur prej afro tre javësh dhe asgjë nuk është arritur deri tani për gjetjen e tij.
Elkrist Kola 22 vjeç nga Fushë Arrëzi, është vëllai i Denis Kolës i cili me lot në sy sot apeloi në media për gjetjen e vëllait i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia e Komisariatit Pukë thotë se po punon edhe me komisariatet e zonave të tjera për gjetjen e të zhdukurit.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur Elkristi del nga pallati, ndërsa largohet në drejtim të paditur. Djali as nuk është agresiv e as nuk largohej për të mos u kthyer në banesë.
Vëllai i tij, dyshon se mund ta kenë rrëmbyer, duke mos përjashtuar as mundësinë e trafikimit të organeve. Duke folur me Report TV, Denis Kola u shpreh se "vëllai im është larguar nga banesa me 13 shtator rreth orës 20:00".
Para se të largohej ai i kishte pohuar të atit se do se do të vijë një burrë për ta marrë. "E ka pyetur babai kush është ai burrë, i ka thënë nuk e njoh!”.
Vëllai thotë se Denisi në momentin e largimit kishte marrë dhe telefonin e babait, por edhe pse telefoni ra gjatë 24 orëve të para pas humbjes ai gjithnjë nuk hapej deri sa u fik.
“Unë mendoj se nga ajo çfarë i ka thënë babait, mund ta ketë marrë dikush. Nuk e di nëse mund të konsiderohet rrëmbim, por mund ta kenë marrë për ta shfrytëzuar ose për t’i hequr organet. Mendoj se dhe mund të ketë ndodhur ndonjë aksident”, shton i vëllai.
Denis Kola shpreson në angazhimin më të madh të institucioneve shtetërore të paktën për tabulatet telefonike nësë vëllai i tij ka komunikuar me ndonjë person pas largimit dhe të lokalizohet telefoni.
“Të pakten te zbardhin tabulatet telefonike, ta dime nësë ka komunikuar me ndokënd”, tha ai.
Dukshem i lodhur nga kjo situatë Denis Kola të cilit tashmë i ka mbetur vetëm babai shpreson se vëllai i tij të jetë akoma gjallë.
“Shpresoj që ai të jetë gjallë, por dhe po nuk është gjalle, ta dim dhe ne për fatin e tij, mos ta mbajme mendjen tek fakti se çfar ndodhi”, shprehet Denis Kola.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






