Transmetuar më 29-09-2025, 17:02

FIFA drejt vendimit për ndeshjen Serbi–Shqipëri: Opsioni surprizë, në stadium vetëm fëmijë

Vendimi i FIFA-s për ndeshjen e 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të luhet në Leskovc, pritet të zyrtarizohet brenda orëve.

Nga Beogradi në Leskovc

Pas zhvendosjes së ndeshjes nga Beogradi në qytetin e vogël me stadium të ri, çështja më e madhe ka mbetur ajo e prezencës së tifozëve.

Trazirat e fundit në përballjen Serbi–Angli, e cila përfundoi 0-5, e kanë vënë Serbinë përballë një tjetër sanksioni përveç gjobës financiare.

Opsioni që po shqyrtohet

Mediat raportojnë se, FIFA dhe UEFA po punojnë që të shmangin sanksionin ekstrem të një stadiumi bosh, për shkak të imazhit vizual që do të shfaqet në ekranet botërore.

Në këtë kuadër, një nga opsionet më të mundshme është që nëse do të lejohen tifozë, ata të jenë vetëm fëmijë, në numër të kufizuar dhe të kontrolluar.

Kjo zgjidhje shihet si mënyra për të ruajtur pamjen vizuale dhe për të ulur në minimum rrezikun e incidenteve.

Stadiumi dhe masat e sigurisë

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri “Duboçica”, i ndërtuar në vitin 2023, me kapacitet rreth 8000 vende.

Delegacionit shqiptar i janë vënë në dispozicion vetëm 100 bileta.

Nëse do të konfirmohet pjesëmarrja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, masat e sigurisë do të jenë edhe më ekstreme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit