

Pamjet nga kamera sigurie duket se kanë nxjerrë zbuluar një burrë nga Vlora i cili shihet si i vetmi i dyshuar për ekzekutimin deri sot të mistershëm të biznesmenit 44 vjeçar Italian, Edoardo Sarchi, baba i dy fëmijëve.
Hetimi nxjerr se vrasja erdhi për motive banale, sherr për dritat e gjata mes palëve, ku autori ka hapur zjarr ndaj italianit dhe shoqëruesve të tij duke vrarë 44 vjeçarin e huaj.
Autori i dyshuar i krimit të rëndë në Salari të Tepelenës është Kamber Sulçaj, 48 vjeç nga Vlora, raporton noa.al. Ai është shpallur në kërkim dhe policisë kërkon ndihmën e qytetarëve për ta vënë në pranga.
Hetimet e shpejta dhe profesionale çuan në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së italianit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur "Qafa e Dilanit", pas mesnatës së datës 26 shtatoe 2025.
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit Edoardo Sarchi, shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.
Nga të shtënat humbi jetën biznesmeni Edoardo Sarchi, 44 vjeçe.
Nga vendngjarja, janë sekuestrua automjetet e Edoardo Sarchi dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.
Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.
Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26 shtator 2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.
Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kamber Sulçaj 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me Edoardo Sarchi dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit.
Më pas Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.
Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga Edoardo Sarchi shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.
Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).
Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e Kamber Sulçaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






