Transmetuar më 29-09-2025, 14:47

Hetimet intensive të Policisë dhe Prokurorisë çuan në zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur pas mesnatës së 26 shtatorit 2025, në aksin rrugor “Nivicë–Salari”, ku u vra sipërmarrësi italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç.

Autori i dyshuar

Si rezultat i veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi Kamber Sulçaj, 48 vjeç, banues në Mesaplik, Vlorë.

Ai dyshohet se pas një konflikti verbal për motive të dobëta, ka qëlluar me armë në drejtim të Sarchit dhe personave që e shoqëronin, duke shkaktuar vdekjen e italianit.

Sulçaj akuzohet për veprat penale:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë që ka rrezikuar jetën e shumë personave;

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”;

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Sekuestrimet

Nga vendngjarja u sekuestruan automjetet e viktimës dhe të shoqëruesve, si dhe dy armë gjahu.

Gjatë kontrolleve në zonën malore midis Nivicës dhe Bolenës, policia gjeti të fshehur automjetin dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe një çantë me pajisje optike dhe elektrike.

Ndërsa në banesën e të dyshuarit dhe të familjarëve të tij në Mesaplik e Vlorë, u sekuestruan:

2.5 milionë lekë (në lekë dhe euro),

3 armë gjahu me municion,

450 fara të dyshuara kanabisi,

2 kasaforta.

Hetimet vijojnë

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe Departamentin e Policisë Kriminale, vijon operacionin për kapjen e 48-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit