Transmetuar më 29-09-2025, 14:03

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “The fugitive”, duke arrestuar shtetasin në kërkim Marvin Riebner (alias Kadria), 33 vjeç, banues në Durrës.

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, ai u kap në flagrancë me dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një radio policie, që iu sekuestruan si prova materiale.

Detajet e arrestimit

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas informacioneve operative për vendndodhjen e të kërkuarit.

Gjatë kontrollit, përveç dozave të drogës dhe pajisjeve të sekuestruara, u gjetën edhe dy celularë.

E kaluara penale

Më 24.01.2024, Prokuroria e Durrësit kishte lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Më 12.12.2023, Prokuroria e Gjirokastrës kishte dërguar për ekzekutim masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit