

Tiranë – Operacioni “Nënshkrimi”: Sekuestrohen pasuri me vlerë 3 milionë euro të një notereje
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Nënshkrimi”, duke sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, të dyshuara me burim kriminal.
Sipas njoftimit zyrtar, nën shënjestër ka qenë noterja 35-vjeçare Sanja Telhallari, e cila dyshohet se i ka përfituar këto asete gjatë ushtrimit të detyrës.
Çfarë u sekuestrua:
13 pasuri të paluajtshme
5 llogari bankare
Vendimi për sekuestrimin është ekzekutuar nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet po vijojnë për gjurmimin e pasurive të tjera të mundshme, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të saj.
Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Hetimet vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






