

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Operative Rezervë Turke ka mbërritur në Kosovë për të filluar një dislokim të përkohshëm.
Sipas njoftimit të KFOR-it, njësia turke ka marrë përgjegjësitë nga Batalioni Multinacional i Forcës Operative Rezervë në kuadër të planit të rotacionit të mbikëqyrur nga Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Itali.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë muajve në vijim ky batalion do të realizojë aktivitete përkrah njësive të tjera të KFOR-it, i gatshëm për të reaguar ndaj çdo zhvillimi në situatën e sigurisë.
“Këto forcime përmirësojnë fleksibilitetin operacional të KFOR-it dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur ndaj zhvillimeve të sigurisë që ndryshojnë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






