

Arsenali ka marrë një fitore të “frymës së fundit” ndaj Newcastle Unitedit, në kuadër të javës së gjashtë të Premier League. “Topçinjtë” i arkëtuan pikët e plota deri në minutën e fundit të ndeshjes, ku Gabriel bëri heroin, për të shënuar për epilogun përfundimtar 1-2.
Një rast i diskutueshëm ishte pas vetëm 18 minutave lojë, ku Arsenalit nuk iu akordua një penallti pavarësisht kontaktit të Nick Pope me Gyokoeres. Pas kësaj, Arsenali krijoi disa aksione me anë të Eze dhe Sakas, megjithatë goditjet ishin larg golit.
Kur askush s’e priste, Newcastle krijoi një aksion të shpejtë, ku Nick Woltmade realizoi me kokë pas harkimit të Sandro Tonalit për ta zhbllokuar rezultatin (34’). Arsenali ishte skuadër shumë më e mirë në pjesën e dytë, ku krijoi disa aksione por portieri Pope me super pritje vazhdoi t’ua mohojë golin.
Sidoqoftë, ishte Mikel Merino që realizoi nga afërsia me kokë pas harkimit të Declan Rice në minutën e 84’. Kurse, shpëtimtari i Arsenalit ishte mbrojtësi Gabriel që realizoi pas harkimit nga këndi të Martin Odegaard (90+6’).
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






