

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Elbasan–Cërrik, në fshatin Valas, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve zyrtare, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi M. C., 29 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin M. C.
Të gjithë të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






